Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë se “Kosova është një vend i mrekullishëm me një popull të mrekullishëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”.
Në një prononcim për RTK, Thaçi po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadoren e SHBA-së në OKB, kishte një ndiejnë të fuqishme me mbështetje për Kosovën, “ku u shpreh qartë se administrata Trump mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejt për në NATO”.
Ai po ashtu shtoi se SHBA-ja e çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA-në, ndërsa tregoi se në takimet që ka pasur i është dhënë mbështetje Kosovës për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-n.
Thaçi tha se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve.
“SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Thaçi.
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Thaçi: E kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump – ta shfrytëzojmë momentumin
-
Thaçi e falënderon Trumpin, pret përfundimin e shpejtë të dialogut me njohje reciproke
-
Pompeo pret Thaçin, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Thaçi: Letrat e Trumpit e kanë skicuar epilogun e dialogut Kosovë-Serbi