Presidenti Hashim Thaçi në Ditën Botërore të fëmijëve ka thënë se duhet bërë më shumë për t’u siguruar atyre një mjedis më të mirë.
Thaçi po ashtu ka thënë se kjo ditë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës ndaj fëmijëve.
“Prindërit, shoqëria dhe institucionet, sot tërë vëmendjen e kanë te fëmijët, të cilët festojnë Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kjo ditë e veçantë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. Fëmijët çdo ditë e bëjnë jetën tonë më të mirë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’iu siguruar një mjedis më të mirë atyre”, ka shkruar Thaçi
-
Thaçi në Ditën e Familjes kërkon që të punohet për mjedis më të mirë për jetesë
-
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët
-
Ngrihet shqetësimi për rritjen e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve
-
Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja
-
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të larmishme në Prishtinë