Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve sot u mblodh Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Para anëtarëve të Komitetit dhe para fëmijëve të pranishëm, është adresuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri. Përfshirë shoqërinë tonë. Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë”, tha Kurti.
Ai ka thënë se Qeveria po punon në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për “t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur”.
“Fëmijët meritojnë më shumë - vendi ynë meriton më shumë. Por edhe fëmijët meritojnë më shumë nga vendi ynë, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor të Republikës së Kosovës. Edhe vetëdije më e lartë shoqërore, edhe përgjegjësi më e madhe institucionale. Kjo ditë na bën thirrje, pra, për të bërë më shumë veprim kolektiv”, tha Kurti.
-
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët
-
Ngrihet shqetësimi për rritjen e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve
-
Kosova shënon ditën e fëmijëve, bëhet thirrje për mbrojtjen e tyre
-
Qeveria kërkon forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve
-
Kurti: Të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes