Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të bëhet më shumë për një mjedis më të mirë jetese në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se 15 Maji e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie.
“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra. Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj”, ka shkruar ai.