Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.
Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF do të publikojë sot raportin e monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”.
Sipas KOMF, raporti pasqyron gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në shtatë komuna të Kosovës, ofron të gjeturat dhe rekomandimet lidhur me financimin, planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve, llogaridhënien, ndarjen e përgjegjësive, monitorimin dhe inspektimin.
Edhe
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
Po ashtu, do të lansohet edhe fushata e KOMF “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”, e cila do të jetë pjesë e aktiviteteve për shënimin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Edhe liderët politikë në vend kanë uruar fëmijët në Ditën ndërkombëtare të tyre.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.
Ai ka thënë se t’iu garantohet mirëqenie dhe të drejta të barabarta të gjithë fëmijëve.
“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë. Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mirëqenia e fëmijëve është pasqyra me e qartë e suksesit të një shoqërie.
Edhe
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
Sipas tij, duhet fokusim në mbrojtjen ligjore të moshave të vogla.
“Mirëqenia e fëmijëve është̈ pasqyra më e qartë e suksesit të një̈ shteti e shoqërie. Kosova është̈ e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë̈, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve. Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve - 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është̈, që t'iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë̈, siguri dhe t’i mbrojmë̈ nga çdo lloj abuzimi e dhune”, ka thënë ai.