Vetëm pak minuta pasi që Kryeministria ka njoftuar se Ramush Haradinaj do të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Presidenca ka thirrur mediat për një konferencë të kreut të shtetit.
“Ju njoftojmë se sot (e shtunë), në orën 12:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin për media.
Nuk është bërë me dije saktësisht se për çfarë do të flasë Thaçi. Shumë analistë ia atribuojnë atij përgjegjësinë për rastin e fundit të arrestimit të gjashtë shtetasve turq dhe deportimin e tyre brenda pak orësh.
Presidenca ende nuk ka sqaruar as për telefonatën që Thaçi ka pasur me Erdoganin, në ditën kur u arrestuan gjashtë “gylenistët”. Nga mediat turke u tha se dy presidentët folën për rastin e fillimit të javës në veri, kur u arrestua Marko Gjuriq dhe për nevojën së Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun.
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Paralajmërohen protesta kundër Speciales
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së
-
Çka po ndodh te Real Madridi, Perezi në konferencë të papritur për shtyp
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë