Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në meshën e shugurimit të katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, ka thënë se katedralja është shtëpi e Zotit, por është edhe shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Thaçi tha se tradita jonë kurrë nuk ka bërë ndarje në mes kishës, xhamisë, manastirit, apo teqesë.
“Uroj që kjo katedrale për sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të t’u përkujtojë të gjithëve se kush ishte Shën Tereza”, tha Thaçi.
Duke folur për figurën e Nënë Terezës, Thaçi tha se ajo pati zemrën e madhe për gjithë botën.
“Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe tempull i paqes për të gjithë”, tha Thaçi, raporton KP.
Edhe
Thaçi: Shën Tereza promovoi vlerat tona në të gjithë globin
Kreu i shtetit tha se kjo katedrale u ngrit me djersën e popullit, diasporës, myslimanëve e katolikëve .
Tha se duhet të ndihemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza.
-
Krerët e shtetit e vlerësojnë Nënë Terezën simbol të rëndësishëm të kombit shqiptar
-
Osmani: Jam krenare me shembullin që la pas Nënë Tereza
-
Thaçi thotë se protestat nuk duhet shfrytëzuar për të nxitur urrejtje ndërfetare
-
Thaçi ia dhuroi bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës