Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Shën Tereza promovoi vlerat tona në të gjithë globin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku.

Thaçi shkruan se sot Prishtina po feston dyfish: Njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales.

Presidenti thotë se Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

Postimi i Thaçit:

Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj.

Artikuj të ngjashëm