Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dhuruar bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës.
“Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, sot ia dhurova librin ‘Nëna e Dashurisë’ kushtuar Nënë Terezës, e cila është simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit. Populli ynë i dha botës një nënë shumë të dashur për gjithë popujt, e cila me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
-
Shteti shqiptar me ekspozitë zbardh dokumente për Shën Terezën
-
Krerët e shtetit e vlerësojnë Nënë Terezën simbol të rëndësishëm të kombit shqiptar
-
Osmani kujton Shën Nënë Terezën në 111-vjetorin e lindjes
-
Macron i shkruan Osmanit, inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi