Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se pas deklaratës së përbashkët të nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai në facebook ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij, liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, prandaj, është shprehur i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen.
-
Thaçi e Vujanoviq me Deklaratë të përbashkët për ratifikimin e demarkacionit
-
Thaçi rithekson interesin për ratifikimin sa më shpejt të demarkacionit me Malin e Zi
-
Thaçi në Mal të Zi: S’u bisedua kurrë për shkëmbim territoresh, me Serbinë do ketë demarkacion
-
Thaçi i bindur se liberalizimi ndodh sivjet
-
Thaçi: Ratifikimi i demarkacionit dinamizon agjendën e Kosovës