Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të dinamizojë agjendën euroatlantike të Kosovës.
Në një njoftim në Facebook ai ka thënë se ditëve të fundit ka pasur konsulta intensive me partnerët e Kosovës, duke publikuar fotografi nga takimi me Wess Mitchellin, ndihmëssekretar amerikan i shtetit.
“Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë. Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë”, ka shkruar ai.
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës