Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në një postim të vetin në Facebook ka ftuar partitë parlamentare të Kosovës që të votojnë për miratim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Sipas tij ky votim do të hapte rrugë për Kosovën jo vetëm për liberalizim të vizave por edhe për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.
Ky është postimi i Thaçit:
Ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sot në Kuvendin e Kosovës, do të thyejë përgjithmonë izolimin e Kosovës. Sot, kur krejt bota është duke na shikuar, besoj thellë në vullnetin e të gjitha partive politike për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila krijon një dinamikë të re edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Vota për ratifikimin e demarkacionit është votë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen, është votë për Kosovën në Evropë. Prandaj, ftoj të gjitha partitë që të respektojnë vullnetin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike dhe religjioze, për të lëvizur të lirë. Ftoj Listën Serbe që të votojnë këtë marrëveshje, duke respektuar vullnetin e komunitetit serb në Kosovë. Në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Lista Serbe nuk ka asnjë arsye që të mos e ratifikojë këtë marrëveshje. Le të jetë kjo një ditë feste për qytetarët e Kosovës dhe një ditë unifikuese e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
-
Thaçi përshëndet ratifikimin e Demarkacionit
-
Thaçi i gëzohet vendimit për demarkacionin, fton deputetët ta votojnë
-
Thaçi: Ratifikimi i demarkacionit dinamizon agjendën e Kosovës
-
Haradinaj: Kosova tani pret që BE-ja të mbajë premtimin
-
Haradinaj: Demarkacioni s’ka qenë i lehtë për mua, por s’po mund ta shoh popullin të izoluar