Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi takon kryeministrin e Kongos, e falënderon për përkrahjen në Organizatën e Frankofonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Kosova sot është shtet i konsoliduar, e njohur nga 116 shtete dhe anëtare e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Ju falënderojmë për përkrahjen tuaj në Organizatën e Frankofonisë”, shtoi Thaçi dhe shprehu dëshirën që dy shtetet të fillojnë të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm të jetës.

Kryeministri Tshibala u shpreh i kënaqur me mundësinë për t’u takuar.

“Të vejmë marrëdhënie ekonomike dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, ka thënë presidenti Tshibala.

Edhe Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare Arbëri Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare

Thaçi u shpreh se Kosova është e gatshme për bashkëpunim. Ai ka takuar kryeministrin Tshibala në margjina të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.

Presidenti Thaçi do të jetë folës në panelin “Evropa në udhëkryq” në ditën e parë të konferencës.