Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pjesëmarrëse në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Gjatë qëndrimit të Tunizi Osmani do të mbajë fjalim në një nga diskutimet e Frankofonisë dhe do të zhvillojë takime me liderë të tjerë të shteteve anëtare, ka njoftuar Presidenca.

Në samit do të diskutohen sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimi i bashkëpunimit frankofon, avancimi i të drejtave të njeriut, arsimi, kultura dhe demokracia.

Ndërkohë që në samit do të jetë pjesëmarrëse, Serbia ka reaguar lidhur me praninë e palës kosovare aty. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se prania e Kosovës nuk e ndryshon çështjen e njohjes së pavarësisë së saj nga Serbia.

Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018.