Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rreziku nga pandemia COVID-19 ende është i lartë dhe u ka bërë thirrje te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të institucioneve të Kosovës.
“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Në Kosovë 75 persona kanë vdekur nga COVID-19, 17 prej tyre vetëm në fundjavë.
-
Një i vdekur dhe 763 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë
-
Krasniqi: Qeveria t’i përgjigjet situatës me plan konkret
-
Osmani: Situata e sotme dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit
-
75 persona vdiqën për një javë si pasojë e COVID-19, gati 14 mijë raste të reja
-
Të moshuarit shpresojnë në vaksina në kohën kur numri i të infektuarve mbetet i lartë