Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur ditë tragjike për Kosovën, vdekjen e 36 personave nga COVID-19.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga humbjet e jetëve në betejë me Covid-19 sot u rëndua edhe më 36 humbje jetësh të tjera.
“Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër. Ngushëllime të gjitha familljeve që mbetën pa më të dashurit e tyre. Është vështirë të gjenden fjalë për t'ua lehtësuar dhimbjen e madhe që kanë për këto humbje tragjike. Nuk kemi betejë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kurti duhet ta kuptojë seriozitetin e gjendjes me COVID-19
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi pas vrasjeve: Shteti duhet të zgjohet
-
Krasniqi fajëson Qeverinë për ikjen e qytetarëve
-
Krasniqi: Bojkoti i rezolutës për Policinë, papërgjegjësi e plotë politike