Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Ai ka thënë se 36 prej nesh, prej sot nuk janë më, duke shtuar se ky është një rekord i zi për Kosovën.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.
“Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit. Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën. Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë ai.
-
Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë
-
Krasniqi: Qeveria t’i përgjigjet situatës me plan konkret
-
Haradinaj: Kurti ta marrë më seriozisht vaksinimin ose të japë dorëheqje
-
Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës
-
Haradinaj: Situata në veri është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti