Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të papranueshme dhe papërgjegjësi të plotë politike bojkotin rezolutës së propozuar nga partia e tij për Policinë e Kosovës, nga ana e pushtetit.
Në dy takime të ndara që i ka zhvilluar të enjten me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të PDK-së, Krasniqi ka thënë se ky bojkot po ndodh në shenjë hakmarrjeje.
“Sipas kryetarit Krasniqi, ky bojkot vjen në kuadër të veprimeve të papërgjegjshme dhe hakmarrëse të këtij pushteti përgjatë gjithë mandatit deri sot. Regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja.
Krasniqi në këto takime ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme.
-
PDK: Asociacioni vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet
-
Krasniqi: VV-ja e harroi shpejt sakrificën e Afrim Bunjakut dhe kolegëve të tij
-
Të enjten seancë e jashtëzakonshme për Policinë e Kosovës
-
Krasniqi: Rrëmbimi i policëve, shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
-
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK-ja u forcua por Kosova u dobësua