Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ditë të rëndë për vendin humbjen e 36 njerëzve si pasojë e COVID-19.
Osmani përmes një statusi në Facebook, ka thënë se situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi dhe bartjen e maskave.
“Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme. Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zinxhirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!”, ka shkruar Osmani.
-
Osmani: 503 mijë vaksinat e dhuruara, janë 503 mijë shanse për t’u mbrojtur nga virusi
-
Osmani u kërkon qytetarëve të vaksinohen: Po s’u vaksinuam, jemi humbës
-
Osmani: Situata kërkon kujdes maksimal, FSK-ja në gatishmëri
-
Osmani: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në procesin që determinon parlamentin e institucionet tjera
-
Osmani: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen