Një i vdekur dhe 763 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit 2030 mostra janë marrë, ndërkaq janë vaksinuar 289 persona.
Raste aktive janë 2184.
Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim dhe shtim të kujdesit.
Sipas njoftimit, Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
“Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.
Edhe
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
IKSHPK-ja ka njoftuar se me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12-vjeç, me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60-vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Të martën janë regjistruar dy vdekje nga COVID-19.
-
Gjashtë të vdekur këtë vit në Kosovë si pasojë e HIV-AIDS, 31 raste të reja
-
Këtë vit janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit