Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.
“E falënderova komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, për mbështetjen që NATO-ja i jap Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, theksova se Kosova është e përkushtuar që të mbetet faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Thaçi në profilin e tij në Facebook, për takimin me Scaparrottin.
“Prandaj, po e punojmë që të sigurojmë konsensus sa më të gjerë shoqëror e politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar më tej.
Por Scaparrotti ka thënë se Kosova mund të bëhet me ushtri vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.
-
Thaçi në takim me komandantin e NATO-s
-
Thaçi: Marrëveshja për njohje Kosovë – Serbi përshpejton integrimin tonë në NATO dhe OKB
-
Thaçi e informon Stoltenbergun mbi transformimin e FSK-së
-
Thaçi: Kosova lidere në rajon në luftën kundër ekstremizmit
-
Thaçi Gottemoellerit: Kosova i gëzohet hyrjes së Malit të Zi në NATO