Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi promovon librin edhe në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka promovuar edhe në Paris librin e vet “New State Modern Statemen” të cilin e kanë shkruar autorët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Akademia Diplomatike Ndërkombëtare e Parisit organizoi promovimin e librit për Thaçin.

Para publikut ish-kryeadministratori i Kosovës, ish ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner mbajti një fjalë dhe rikapituloi përvojën e Kosovës fill pas përfundimit të luftës.

“Miku i Kosovës, z. Kouchner theksoi sfidat, por edhe sukseset e Kosovës, të cilat duhet të vihen në dukje. Kosova është rrëfim i sukseshëm i punës së vendorëve dhe ndërkombëtarëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Një fjalë rasti mbajti dhe autorja e librit Suzy Jagger. Nga publiku pati interesim për të ardhmen evropiane të Kosovës, ka shkruar ai.

Kryetari i Akademisë Diplomatike, ambasadori Michel Duclos këtë promovim e vlerësoi edhe si festë të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Image
Artikuj të ngjashëm