Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të enjten në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Myftiu Tërnava e ka informuar presidenti për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Fillimi i ndërtimit të xhamisë ka bërë bujë. Ka pasur protestë e kundërprotestë lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe.
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
“Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve”.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takon Tërnavën: Kosova, krenare që mban lart nivelin e harmonisë ndërfetare
-
Tërnava: Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, vjen pas sakrificës së madhe
-
Falet namazi i Fitër Bajramit, myftiu Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave
-
Myftiu Tërnava rikujton respektin që kanë qytetarët e Kosovës për KFOR-in
-
Ipeshkvi Dodë Gjergji i uron Myftiut Tërnava dhe besimtarëve myslimanë Bajramin