Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Myftiu Tërnava rikujton respektin që kanë qytetarët e Kosovës për KFOR-in

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur të hënën komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici. Në këtë takim njohës, myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje në Kosovë gjeneralmajorit Federici, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.

Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin e KFOR-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta.

Nga ana e tij, gjeneralmajori Federici ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen, duke e vlerësuar lartë punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Ai po ashtu ka vlerësuar harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim.

Edhe Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë Arbëri Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Gjeneralmajori Federici ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Në fund të takimit, të dyja palët shkëmbyen mes vete stemat e institucioneve që ata drejtojnë.