Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentit sot përmes një komunikate për shtyp.
Sipas njoftimit, Thaçi pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.
Gjithashtu njoftohet se gjendja shëndetësore e Thaçit është stabile.
“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim.