Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërtimin e autostradës Prishtinë - Mitrovicë me emrat e heronjve të Kosovës: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
“Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ranë heroikisht në misionin e tyre për lirinë e Kosovës si luftëtarë dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në një pikë të këtij segmenti rrugor, në Pestovë, më 31 janar 1997. Kujdesi institucional ndaj figurave të periudhave të rëndësishme historike të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Autostrada e papërfunduar Prishtinë – Mitrovicë merr emrat e tre heronjve
-
Thaçi: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kishin vizion të qartë për liri dhe pavarësi
-
Thaçi rikujton sakrificën e Zahir Pajazitit dhe të heronjve të tjerë
-
Rënia e Zahir Pajazitit, që i dha hov shtimit të radhëve të UÇK-së
-
Nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha