Modalitetet e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi do të diskutohen në takimin e radhës, kanë paralajmëruar në Zyrën e Presidencës së Kosovës. Kjo do të ndodhë, pavarësisht mungesës së konsensusit brenda Kosovës për temat dhe rolin prijës të presidentit Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.
Në Zyrën e presidentit janë shprehur të përcaktuar për t’u hyrë diskutimeve të fazës finale, kurdo që i thërret përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se, përveç diskutimeve të ideve dhe propozimeve për marrëveshjen përfundimtare, “si gjithmonë, do të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”.
“Tani është e qartë se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është futur në fazën e vet përfundimtare. Prandaj është krejtësisht e parashikueshme dhe e pritshme që në takimin e radhës të bisedohet për modalitetet e marrëveshjes përfundimtare, e cila duhet të shënojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo për Kosovën nënkupton sigurisht asgjë më pak se njohje reciproke”, ka thënë Çollaku për “Kohën Ditore”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sipas Presidencës, dialogu i udhëhequr nga BE-ja s’është në interesin e Kosovës
-
Rezoluta nuk ia kufizon Thaçit rolin në dialog
-
Takimi Thaçi-Vuçiq pritet të avancojë rrumbullakimin e marrëveshjes përfundimtare, thotë Çollaku
-
Çfarë do Prishtina e çka Beogradi nga dialogu i Brukselit
-
Marrëveshja finale synohet të mbërrihet brenda 6-8 muajsh