Bekim Çollaku, shef i kabinetit dhe këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vazhdimi i dialogut teknik, nën ombrellën e Bashkimit Evropian nuk është në interesin e Kosovës.
Synim i dialogut, si ka shkruar ai në Twitter në anglishte, “duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare politike me njohje reciproke”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar të enjten në Bruksel, në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ky takim Kosovë-Serbi ka qenë i pari pas 20 muajsh.
“Vazhdimi i dialogut teknik, të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës. Ai është i dizajnuar të justifikojë kapituj të ri për anëtarësimin e Serbisë, duke e lënë Kosovën të ngujuar në status-quonë aktuale. Synimi duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare politike me njohje reciproke”, ka shkruar Çollaku.
Kritika rreth takimit ka pasur të shtunën edhe Partia Demokratike e Kosovës. Gjatë një konference shtypi, Enver Hoxhaj i PDK-së e ka quajtur takimin Hoti-Vuçiq të nxituar, ndërkaq Hotin të papërgatitur.