Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do ta dekretojë Radomir Labanin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Zyra për informim e Presidencës ka thënë për Radio Evropa e Lirë se dekretimi nuk do të ndodhë deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z.Laban, Presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Laban është dënuar nga autoritetet serbe me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretojë Radomir Labanin në pozitën e gjyqtarit.
Kërkesë të tillë ka bërë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar një verifikim të së kaluarës së tij.