Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar të enjten gjyqtarët e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e kompletuar kështu përbërjen prej nëntë anëtarësh. Përbërja e institucionit më të lartë që është i thirrur për të interpretuar Kushtetutën, për herë të parë në historikun e vet ka vetëm gjyqtarë vendorë, shkruan sot Koha Ditore.
Gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese janë: Bajram Latifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi. Në mesin e të dekretuarve është edhe Radomir Laban, i cili, siç raportojnë mediat nga Beogradi, është në listën e INTERPOL-it me kërkesë të Serbisë. Shteti serb e ka dënuar atë me gjashtë vjet burgim, nën akuzën për korrupsion. Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat të bëjë një arrestim të tillë.
Megjithatë, sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e presidentit të Kosovës, të dekretuarit paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe “emrat e tyre ishin shqyrtuar nga Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gjyqtari “problematik” më 2018 mori 71 vota në Kuvend dhe dekretin e presidentit
-
Për herë të parë Kushtetuesja veç me gjyqtarë vendorë dhe me pikëpyetje për besueshmëri e paanshmëri
-
Gjyqtari i Kushtetueses ende në kërkim ndërkombëtar
-
Thaçi nuk e dekreton Radomir Labanin
-
Qartësimi kushtetues shihet i domosdoshëm, Kurti thotë se do ta respektojë vendimin