Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy kërkesa për mos-dekretimin e Llabanit gjykatës në Kushtetuese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi, që të mos e dekretojë Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij.

Llabani të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa menjëherë u ngritën dyshimet për të kaluarën e tij kriminale, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KMLDNJ-ja ka kërkuar që nëse vërtetohen dyshimet, të nisen hetime për Llabanin.

Kundër dekretimit të gjyqtarit serb është shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Zyra e Presidentit nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së, rreth mundësisë që të rishikojë dekretimin e gjyqtarit Radomir Llaban.