Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Norvegjia është ndër eksportuesit më të mëdhenj të paqes në botë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në festimet e Ditës Kombëtare të Norvegjisë, të organizuar nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, njofotn kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Para përfaqësuesve diplomatikë dhe shtetërorë, Thaçi ka thënë se historia e Norvegjisë është dëshmia më e mirë se procesi i shtetndërtimit të suksesshëm dhe i krijimit të një shoqërie moderne është rrugëtim i gjatë dhe me shumë sfida.

“Norvegjia sot është model dhe ndër eksportuesit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut dhe paqes në botë”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se duke ndjekur këtë shembull, Norvegjia ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe u bë pjesë e rrugëtimit tonë të gjatë për barazi, liri dhe shtetndërtim.

“Norvegjia këtë mbështetje na dha që nga fillimi, deri më sot, për çka do të jemi përjetësisht mirënjohës. Sot, 10 vjet pas pavarësisë, kujtojmë mbështetjen financiare të Norvegjisë, në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë Thaçi i cili ka uruar popullin norvegjez dhe përfaqësuesit shtetërorë për Ditën Kombëtare të Norvegjisë.