Nesër me fillim nga ora 11:00, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, do të organizohet ceremonia ushtarake e FSK-së për nderë të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë ceremoni, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar krerët shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nesër në orën 11:00, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila organizohet për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së””, thuhet në njoftimin për media nga zyra për informim pranë Presidencës.
Njëjtë ka njoftuar edhe zyra për informim e kryeministrisë, ku thuhet: “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së për nderë të Epopesë së UÇK-së”.
Pjesëmarrjen në këtë ceremoni e ka konfirmuar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së, për nder të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në këtë njoftim për media të Kuvendit të Kosovës.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marr vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e manifestimit gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa.
Me këtë rast, kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për nevojat e këshillit organizativ.
Këtë këshill do ta kryesojë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.
Ndërsa, anëtarët tjerë të këtij këshilli do të jenë, sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, përfaqësuesi nga komuna e Skenderajt, përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Po ashtu, në Këshill janë ftuar që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre, Zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Epopeja e UÇK-së” mbahet më 5,6 dhe 7 mars për të përkujtuar rënien e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.