Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten se në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizohet manifestimi gjithëpopullor.
“Manifestimi qendror do të mbahet të dielën, më 5 Mars, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të jetë parakalimi i Kuadrateve Ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë.
Siç bëhet e ditur në manifestim do të jenë të pranishëm liderët shtetërorë, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të MM-së dhe FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore dhe ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen logo dhe agjenda e aktiviteteve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari
-
Osmani: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës
-
28 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja