Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në Kuvendin e Kosovës, veçse ka nisur seanca solemne për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për nder të kësaj seance kanë ardhur përfaqësues nga familja Jashari. Derisa edhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.
Ndërsa po mungojnë, si zakonisht në seanca të tilla, deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe.
Po ashtu Ministria e Arsimit njofton se ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Publikohen logo dhe agjenda e aktiviteteve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
-
Vlerësohet lart sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e Kosovës
-
Kuvendi me seancë solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”
-
Më 5,6 dhe 7 mars mbahet manifestimi i “Epopesë së UÇK-së”