Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar për vdekjen e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Thaçi përmes Facebookut ka shkruar se Musliu dha kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Thaçi.
“Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Musliu ishte i përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë
-
Thaçi vlerëson unitetin e shqiptarëve në Luginë e që në Kosovë mungon
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
-
Thaçi u thotë përfaqësuesve të Luginës se mbështet vullnetin e tyre për bashkëngjitje Kosovës
-
Thaçi: Është institucionalizuar vullneti i deklaruar i Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën