Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.
Presidenti Thaçi ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë për Luginën. Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo të mundësonte edhe njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.
Siç transmeton KP, presidenti ka thënë se nuk duhet ndjekur modelin e Palestinës të njohjeve, r lotimit për njohje nga shtetet veç e veç.
“Edhe kryeministri ju do dhe ju respekton (popullin e Luginës). Kam biseduar me kryeministrin”, tha Thaçi.
Sipas tij, Kosova nuk ka çka të bëjë më tepër për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Sefvdail Hyseni BKSH “Perspektiva” nga Lugina e Preshevës ka thënë se presidentit i kanë sjellë një plan ideor .
Edhe
Thaçi rihap temën e bashkimit të Luginës me Kosovën para nisjes për në SHBA
“Jeta në Luginë është në gjendje të rëndë sikur në pushtetin e Millosheviqit. I kemi sjellë presidentit një plan se si të dilet nga ky qorrsokak. Ideja për korrigjimin e kufijve është e qëlluar. Kufijtë gjithsesi se duhet të korrigjohen”, tha ai.
Nexhmedin Saqipi, koordinator, tha se inatet politike duhet të ndalen për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Lugina e Preshevës ka kontribuar për Kosovën duke dhënë edhe dëshmorë.
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
-
Thaçi dërgon në Kuvend rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën
-
Thaçi për Samitin e Berlinit: S’ka shkëmbime territoresh, Lugina t’i bashkohet Kosovës
-
Thaçi insiston në korrigjimin e kufijve, përshëndet takimin e koalicionit qeveritar