Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka biseduar sot me lirët e Luginës së Preshevës.
Pas takimit, Thaçi dhe liderët kanë mbajtur në Presidencë një konferencë të përbashkët, raporton KTV.
Duke iu drejtuar gazetarëve Thaçi ka thes se gjithçka është se qartë qe vullneti i deklaruar i Luginës, është institucionalizuar tek institucionet e Kosovës për bashkëngjitje me Kosovën.
Këtë të drejtë e kam mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e kam mbështetur fuqishëm sot edhe më fuqishëm që kjo e drejtë të realizohet. Kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë.
Hapat e mëtutjeshëm, i diskutuam sot. Të gjithë të ngrihen mbi vetveten, kauzë e përbashkët. Kemi menduar dhe do të punojmë që edhe përfaqësuesit të jenë pjesë e dialogut përfundimtar, besoj se këtë do ta përkrahë qeveria, kuvendi dhe partitë politike. Duhet unitet edhe në Kosovë. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit kanë prezantuar idenë për nxjerrjen e një rezolute, që mu prezantuan, ku përcakton qartë mbështetjen unike për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin për bashkëngjitje me Kosovën.
-
Thaçi rihap temën e bashkimit të Luginës me Kosovën para nisjes për në SHBA
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
-
Thaçi dërgon në Kuvend rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën
-
Thaçi u thotë përfaqësuesve të Luginës se mbështet vullnetin e tyre për bashkëngjitje Kosovës
-
Nga Zyra e Thaçit, Lugina i kërkon rezolutë Kuvendit