Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i partive shqiptare të Luginës së Preshevës në një listë për zgjedhjet parlamentare, dha rezultat. Ai në një postim në Facebook, tha se ky shembull i unitetit duhet të ndiqet kudo ka shqiptarë.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe nga partitë shqiptare në Luginë, në Kosovë e Shqipëri ka vite që uniteti nuk gjendet për gati asnjë temë. Së fundi në Kosovë, unitet nuk është arritur as për dialogun Kosovë – Serbi. Vetë Thaçi është kritikuar në shumë raste për përçarje të skenës politike.
Partitë shqiptare të mbledhura nën logon e Alternativës Demokratike Shqiptare, kanë siguruar dy deputetë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që u mbajtën të dielën, ndërkohë ka mundësi që të sigurohet edhe një mandat.
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
-
Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje
-
Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë
-
Mobilizim në Kosovë për t’i ndihmuar shqiptarët që të votojnë në Serbi
-
Kurti: Bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar