Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në organizimin që u bë për nder të ditëlindjes së 91-të të Mbretëreshës Elizabeta, pritje e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast, ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook edhe disa fjalë dedikuar Elizabetës dhe Partneritet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
“Sonte mora pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta. Ajo është shembull për ne sesi duhet angazhuar për shoqërinë dhe udhëhequr në kohë të mira dhe të vështira. Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar”, ka shkruar Thaçi.