Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Republikës së Kosovës.
Këtë deklaratë, Thaçi e bëri gjatë një interviste dhënë agjencisë së lajmeve AP gjatë ditës së sotme.
Qeveria serbe ka thënë se një zgjidhje e mundshme mes dy vendeve do të ishte shkëmbimi i territoreve bazuar në ato territore ku janë të vendosur serbët etnikë dhe pakica shqiptare – veriun e Mitrovicës me Luginën e Preshevës.
“Çdo ndarje e tillë është e papranueshme. Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht”, thotë Thaçi në këtë intervistë të AP-së, transmeton Koha.net.
Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar idenë e ndarjes së vendit në vija etnike për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Serbinë.
Megjithatë, Thaçi ka thënë se është i hapur për të diskutuar “korrigjimin” e kufijve gjatë negociatave në Bruksel.
-
Thaçi rihap temën e bashkimit të Luginës me Kosovën para nisjes për në SHBA
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
-
Thaçi u thotë përfaqësuesve të Luginës se mbështet vullnetin e tyre për bashkëngjitje Kosovës
-
Thaçi e pranon se ai s’mund ta shëtisë Luginën si Vuçiqi Kosovën
-
“Mundësi minimale për marrëveshjen Kosovë - Serbi”