Derisa opozita po synon që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë përmes së cilës do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogojë me Serbinë për territorin, një tjetër rezolutë pritet të jetë shpejt në Kuvend.
Kjo, tash, kërkesë direkte e shqiptarëve të Luginës, të cilët kërkojnë nga legjislativi të përkrahet vullneti i shqiptarëve për bashkëngjitje me Kosovën, raporton KTV.
Këtë kërkesë veçse ia kanë dorëzuar presidentit, e shpejt edhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ata janë të bindur se të gjithë deputetët e Kuvendit do ta mbështesin këtë rezolutë.
Por, kjo nuk është kërkesa e vetme që ata kanë sjellë në Prishtinë.
Edhe
Thaçi rihap temën e bashkimit të Luginës me Kosovën para nisjes për në SHBA
Ata duan të bëhen pjesë e ekipit negociator në dialogun me Serbinë, si dhe krijimin e fondit kombëtar të solidaritetit nga Kosova e Shqipëria.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk u premton shqiptarëve të Luginës se bashkimi do të ndodhë, porse do të punojë me tërë qenien e tij që kjo të bëhet.
Këto fjalë presidenti nuk do të shkojë t’u thotë shqiptarëve në luginë, megjithëse mori publikisht ftesë për këtë.
Kur u pyet nëse ideja e rezolutës është ide e tyre apo kërkesë e presidentit, kjo e ka nervozuar kryetarin e Preshevës.
Vetë presidenti ka thënë se do të respektojë çdo vendim të kuvendit.
Edhe
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës
Ka pranuar se Lugina nuk do të jetë dhuratë dhe nuk do të duartrokitet nga Beogradi dhe se pa një formulë evropiane të kompromisi, kjo nuk do të ndodhë.
Por, ka ritheksuar se kjo nuk do të thotë diskutim për Trepçën, Ujmanin e veriun.