Derisa në Watford të Londrës u mbledhën shefat e shteteve anëtare të NATO-s, ku edhe u shënua 70 vjetori i themelimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ushtria e Kosovës po punon për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.
“Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer”, shkruan Thaçi ndër tjera.
Lexo edhe: Stoltenberg: NATO-ja e vendosur për luftë kundër terrorizmit
Thaçi, thekson se “Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë”.
-
Thaçi: Marrëveshja për njohje Kosovë – Serbi përshpejton integrimin tonë në NATO dhe OKB
-
Osmani: Kosova është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s
-
Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO
-
Kurti: Kosova po bëhet partnere e denjë për konsolidim në NATO
-
Kurti: NATO-ja me rol jetik për sigurinë e Kosovës