Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do ta ketë një qeveri të re gjatë ditëve të ardhshme, pa zgjedhje të reja dhe pa shpërbërje të Kuvendit.
Kreu i shtetit e ka bërë këtë paralajmërim në rrjetet sociale, pas takimit me liderët e partive politike parlamentare.
“Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, shkruan ai në Facebook e Twitter.
Thaçi po ashtu ka bërë të ditur se “do ta respektojë” vullnetin e këtyre deputetëve, ashtu si edhe “Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
“Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja”, shkruan ai.
-
Thaçi nuk do të “humbë kohë”, paralajmëron konsultime me liderët e partive politike
-
Kurti: Posa të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re
-
Thaçi njofton ambasadorët e QUINT-it për formimin e qeverisë së re
-
Thaçi ia kërkon LDK-së emrin e mandatarit
-
Partia e Kurtit do ta kontestojë në Kushtetuese lëvizjen e Thaçit