Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore

Sot, edhe në Kosovë u shënua Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Me këtë rast, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se në këtë ditë kujtohet përpjekja e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Tha se Kushtetuta e Kosovës, është më modernia në Evropën Juglindore.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përpjekjet e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

Edhe Thaçi: Kushtetuta është themel i shtetit tonë modern Arbëri Thaçi: Kushtetuta është themel i shtetit tonë modern

Sot, Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka dalë me një deklaratë, ku thotë se respektimi dhe njohja e të drejtave të barabarta për secilin njeri, secilin qytetar të botës, shënon shkallën e lirisë dhe njëkohësisht edhe themelin e demokracisë brenda shoqërive tona.