Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës

Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, ka shprehur kritika ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Ai ka thënë se ajo defunksionalizon shtetin e Kosovës.

“Dialogu Kosovë-Serbi; kështu siç duken gjërat në dy kryeqendrat, bllokada mund të vazhdojë. Është befasi si me aneksin e Ohrit, Serbia arriti të sigurojë ‘autonominë politike dhe territoriale’. Kjo defunksionalizon shtetin e Kosovës, integrimi e jo autonomia është çelësi i ecjes përpara edhe për serbët e Kosovës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me keqardhje flet për një ftohje të marrëdhënieve të Prishtinës zyrtare me Tiranën.

“Do duhej të jenë më të bashkuar, bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, rikthimin e raporteve speciale me SHBA-të, bashkëpunim më serioz me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.”

Është i bindur gjithashtu se pa heqjen e plotë të sanksioneve nga SHBA-të dhe BE-ja për Kosovën, nuk mund të ecet përpara në planin e brendshëm e as atë jashtëm.
 


Thaçi: Procesi, hakmarrje e bazuar në mashtrim

Në pritje të verdiktit të Gjykatës së Hagës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur në pafajësi. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Opinion” në TV Klan ai shprehet bësimplotë se do të kthehet në Kosovë i lirë.

“Plotësisht. Historia e lirisë së Kosovës prej fillimviteve 1980-të e deri sot është thelbi i këtij procesi. Unë jam vetëm instrument në këtë eksperiment juridik. Nxjerrja e aktgjykimit është në duart e gjykatësve, por unë kam besim që, pas dëgjimit te dëshmitarëve të prokurorisë, e në veçanti atyre të mbrojtjes, të profilit dhe kredibilitetit më të lartë ndërkombëtar, ata do ta nxjerrin vendim të drejtë dhe meritor.”

Procesin që zgjat prej disa vitesh e cilëson të bazuar mbi mashtrime.

“Në izolim po kaloj vitin e gjashtë pa vendim gjyqësor. Siç theksoi së fundi ekspert politik amerikan Daniel Serwer: ‘Ky proces ka devijuar nga misioni duhet të ofrohet drejtësi, e jo hakmarrje e bazuar në mashtrim’. Nga ana ime nuk kam çka t’i shtoi këtij konstatimi.”

Gishtin për faktet dhe provat e paqena me të cilat thotë se është mbushur dosja e tij e drejton nga Serbia dhe Rusia.

“Për të keq, të ndyra dhe të rrejshme janë mbushur me dosje edhe arkivat në Beograd, Moskë e gjetiu nëpër hapësirat tona. Rezistenca i përket historisë, sot e jetojmë realitetin e krijuar prej saj. E ka fillimin dhe mbarimin e qartë si kristali, e ka kohën, rrethanat dhe personazhet e veta”.

Flet me krenari për luftën e UÇK-së, por edhe rolin e tij që ka luajtur gjatë rezistencës për lirinë e Kosovës.

“Rezistenca kosovare është pika më e lartë e identitetit kombëtar dhe shtetëror. Rezistenca ndali rrjedhën e mëtutjeshme të robërisë. Legjitimiteti I saj buron nga vullneti dhe qëllimi i drejt qytetareve për liri. Të pretendosh për të bërë paralele mes rezistencës për liri dhe frymës së nënshtrimit është sikur të barazosh dritën me errësirën.”

Jo pa dhimbje thotë se ka përjetuar edhe vdekjen e babait i të tij dhe pamundësinë për ti hedhur një grusht ditën që u përcoll për në banesën e fundit.

“Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa i vetëm përcillja në TV varrimin e babait. Çdo grusht dheu që hidhej në varrin e tij peshonte me ton mbi kokën time në qeli.”

 

 


Thaçi: Kosova është subjekti i këtij procesi, bërthama e saj po goditet rëndë e më rëndë

 

Ish-presidenti i Kosovës i cili po gjykohet në Hagë, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në "TV Klan", ka folur për qëndrimin e tij në paraburgim tash e mbi 5 vjet dhe gjykimin e tij.

Thaçi ka thënë se bërthama e Kosovës, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është subjekti i procesit të gjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë por ajo po goditet rëndë e çdo ditë.

“Kosova është subjekti i këtij procesi, pasi unë jam vetëm objekti. Bërthama e subjektit është duke u goditur ditë për ditë, rëndë e më rëndë. Por diçka harrohet. Rezistenca kosovare është pika më e lartë e identiteti kombëtar dhe shtetëror. Rezistenca ndaloi rrjedhën e mëtutjeshme të robërisë. Legjitimiteti i saj buron nga vullneti dhe qëllimi i drejtë i qytetarëve për liri. Është rrjedhojë e historisë me shkaqe e rrethana socio-ekonomike, kulturore, politiko-ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi në intervistën e tij.

I pyetur se si po e sheh procesin gjyqësor që po zhvillohet, Thaçi duke e cituar ekspertin politik amerikan Daniel Serëer, ka thënë se s’ka çka t’i shtojë konstatimit të tij që ka devijuar nga misioni.

“Në izolim po kaloj vitin e gjashtë – pa vendim gjyqësor. Siç theksoi së fundi ekspert politik amerikan Daniel Serwer: ‘ky proces ka devijuar nga misioni… duhet të ofrohet drejtësi, e jo hakmarrje e bazuar në mashtrim.’ Nga ana ime nuk kam çka t’i shtoj këtii konstatimi”, ka thënë Thaçi.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka thënë gjithashtu se Serbia është marrë me të për kohë të gjatë, si dhe duke u hakmarrë edhe në familjarë të tij e të bashkëshortes së tij.

“Aktualisht më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që më do zemra e thotë plotësisht mendja. Në këtë vështirëm, Blendi, do të mundohem të bëj më të mirën për rrethanat ku gjindem. Serbia u mor – e merret kohë të gjatë me mua. Më dënoi në mungesë me shumë vite burg. Në mënyrë të vazhdueshme (1993–97) bastisi shtëpinë, keqtrajtoi dhe arrestoi babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit – në hakmarrje ekzekutoi edhe vëllanë e Lumes, Hakiun në masakrën në fshatin Studime të Vushtrrisë në maj 1999”, është shprehur Thaçi në intervistën e tij në “Opinion”.

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se në qeli është dëshmi e gjallë e luftës për liri dhe pavarësi.  

“Në qeli nuk jam “dhimbje apo gjynah i gjallë kombëtar – jam dëshmi e gjallë”. Ani pse po e paguaj me shpirtin dhe në lëkurën time, nuk jam për t’u ngushëlluar. Lirinë kurrë nuk e kam marrë si të mirëqenë. Kohë të gjata isha bërë urë kam toleruar që të kalojnë shumë përmes trupit tim pa u lagur dhe pa therrë në këmbë – me të kaluar lumin pastaj dihet. Kam mbyllur veshët të mos dëgjoj, sytë të mos shoh, gojën për të mos folur. Thirrja e atdheut për liri dhe shtet, justifikonte të gjitha”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se nuk mund të barazohet rezistenca për liri me atë të nënshtrimit që populli i Kosovës e ka përjetuar sepse do të ishte sikur të barazohet drita me errësirën.

“Të pretendosh për të bërë paralele mes rezistencës për liri dhe frymës së nënshtrimit është sikur të barazosh dritën me errësirën. Dëshmitë e përjetuara qytetare janë testamenti i heroizmit, dhimbjes dhe shpirtit të lirisë. Procesi që po kalojmë nuk e glorifikon e as nuk e minimizon rolin personal të aktorëve udhëheqës të shtetbërjes; vetëm dëshmon se nuk ishte udhëtim i disa njerëzve të pa-udhë apo të dëshpëruar, përkundrazi, kauzës së tyre i jep një dimension edhe më të lartë dhe më të gjerë historik, politik dhe diplomatik – profil të suksesshëm, të papërjetuar dhe të papërsëritshëm në historinë e kombit tonë”, është shprehur Thaçi.

Së fundmi, avokati i popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales” lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Raporti evidenton shqetësime serioze lidhur me “kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes”.

Ky raport është hartuar nga një organizatë e pavarur juridike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë angazhuar ekspertë britanikë me kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit, pas shqetësimeve për mos respektim të standardeve për të drejtat e njeriut.

Në Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës. Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.