Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi e pritur me pikëllim e dhembje lajmin për vdekjen e ish – kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, transmeton Koha.net.
Thaçi këtë pikëllim e ka shfaqur në Facebook:
“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij.
Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej , ishin shembull për të gjithë kolegët e tij.
Sinqeriteti, afërsia dhe respekti i tij ishin shembull për të gjithë miqtë e tij. Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull.
Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”.
-
Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
-
Kurti: Bajrami na kujton që duhet të japim për ata që kanë më pak
-
Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë
-
Rama i reagon Speciales: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri ajo prokurori
-
Osmani: Nga Akademia te shteti, Daci la gjurmë të thella