Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, duke thënë se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Bajram Rexhepi ishte një personalitet i rëndësishëm në Kosovë dhe një mjek i shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.
Postimi i plotë:
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje. Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu”, përfundon ngushëllimi i Haradinajt.
Ngushëllime kanë shprehur edhe ministri në detyrë i MASHT, Arsim Bajrami, ai i MPB-së – Skender Hyseni, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kryetari i Nismës, Famir Limaj.
-
Thaçi e Haradinaj përkujtojnë ish-kryeministrin Rexhepi
-
Thaçi i pikëlluar për “vdekjen e mikut e kolegut” Bajram Rexhepi
-
Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për Kosovën
-
Tri vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti – Haradinaj ngushëllon familjen