Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka komentuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, por ka theksuar se si President do ta kryejë obligimin e tij kushtetues.
Ai po ashtu tha se iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është kushtetuese dhe ligjore.
“Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike jam president i vendit dhe punoj në interes të shtetit, punoj në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik apo krahinor. Unë as nuk iu lë diçka në dorë deputetëve por as nuk iu marrë nga dora deputetëve, ata janë të zot të vetvetes, janë të zgjedhur të popullit. Iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe procedularisht e rregullt, si presidenti i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues”, tha ai.
Këto komente ai i bëri pas homazheve tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në Prishtinë.
Raporti i Departamentit të shtetit amerikan ka shprehur shqetësime lidhur me iniciativën e deputetëve për shfuqizim të Gjykatës Speciale.
Ndryshe, 43 deputetë të Kuvendit më 22 dhjetor mblodhën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin Gjykatës Speciale për krime të luftë në Kosovë e cila nuk u thirr sepse dështoi dy herë në mungesë së korumit në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
-
Tërheqja “speciale”
-
Pushteti dorëzohet përballë Speciales
-
Përmbledhje e KTV-së për reagimin e SHBA-së ndaj iniciativës së Thaçit për shfuqizimin e Ligjit për Specialen
-
Thaçi vazhdon ta cilësojë demokratike kërkesën për zhbërjen e Speciales, thotë s’prishemi me Amerikën
-
Thaçi: Nisma e deputetëve për Specialen nuk është shfuqizim, por alternativë