Iniciativë ligjore e kushtetuese e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Thaçi nuk i ka komentuar deklaratat e forta që kanë ardhur nga kabineti i Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, e Ambasada Amerikane në Prishtinë, raporton KTV.
Pas homazheve te Memoriali për të pagjeturit, Thaçi ka thënë se do t’i kryejë obligimet e tij.
Ndaj një deklarate të tillë, ka reaguar deputeti Ilir Deda.
e Bashkuara, të premten reaguan sërish për iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, duke bërë thirrje që të mbajnë zotimet e dhëna dhe që legjislacioni të mos preket.
“Ne fuqishëm i nxisim liderët aktualë politikë të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të mos e zhbëjnë këtë arritje duke ndërhyrë në gjykatë, tani apo në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e zëdhënëses së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, Heather Neuert.
-
Thaçi i ikën komentit për deklaratën e DASH-it, thotë se nisma për zhbërjen e Speciales është ligjore
-
QUINT-i kërkon të kundërshtohen përpjekjet për zhbërjen e Speciales
-
Thaçi: Ajo që ndodhi të premten, ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit
-
E panevojshme dhe pa efekt konsiderohet kërkesa e Thaçit për Specialen
-
DASH: Ngritja e akuzave nga Specialja, hap përpara për drejtësinë në Kosovë